Arbëri

Në Planin Legjislativ nuk ndodhet Ligji antimafia, MD-ja thotë se ka nisur procesi i hartimit

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Qeveria ka miratuar Planin Legjislativ javën e shkuar dhe në të nuk e ka përfshirë fare Ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme. Përkundër kësaj, në Ministrinë e Drejtësisë thonë se ligji do të përgatitet sivjet. E në shoqërinë civile konsiderojnë se kësaj iniciative duhet t’i paraprijë procesi i Vettingut

Ndër vendimet e para të Qeverisë së re ishte miratimi i Koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme. Por ligji që do ta mundësonte këtë formë konfiskimi në procedurë civile nuk është përfshirë në Programin legjislativ për vitin 2021.

Mbështetur në një dokument që ka siguruar KOHA, Ministria e Drejtësisë do të hartojë gjithsej 28 ligje sivjet.