Arbëri

Ambientalistët kërkojnë zbatimin e masave për reduktimin e ndotjes

Foto: Ilustrim

Shtimi i hapësirave të gjelbra që nuk është përmendur në programin e Qeverisë, vlerësohet i domosdoshëm nga ambientalistët, për ta ulur nivelin e lartë të ndotjes së ajrit. Ata thonë se ligjërisht kjo pjesë është e rregulluar mirë, por, sipas tyre, nevojitet zbatim në praktikë i masave të identifikuar

 

Shtimi i hapësirave të gjelbra që nuk është përmendur në programin e Qeverisë, vlerësohet i domosdoshëm nga ambientalistët, për ta ulur nivelin e lartë të ndotjes së ajrit. Ata thonë se ligjërisht kjo pjesë është e rregulluar mirë, por, sipas tyre, nevojitet zbatim në praktikë i masave të identifikuara

Uljen e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit Qeveria Kurti synon ta arrijë përmes kompletimit të legjislacionit dhe rishikimit të kornizës strategjike. Në programin katërvjeçar të punës, ekzekutivi synon ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, por një ligj i tillë ka më shumë se 10 vjet që është në fuqi.

Qeveria është zotuar se do t’i identifikojë burimet e ndotjes së ajrit, të cilat sipas ambientalistëve dihet që janë termocentralet, automjetet dhe përdorimi i thëngjillit nga ekonomitë familjare.