Arbëri

Mjekja familjare Haxhija: Të mos teprohet me ushqime për festën e Bajramit

 

Mjekja kujdestare në QKMF në Prishtinë, Violeta Haxhija, u ka bërë thirrje qytetarëve që në festën e Bajramit të mos teprohet me ushqime, e veçanërisht me ëmbëlsira.

Ajo për emisionin SOT të KTV-së ka thënë se janë paraqitur disa raste me rritje të sheqerit dhe hipertension në orët e hershme të së enjtes.