Arbëri

Nga nesër vazhdon vaksinimi i personave mbi 65 vjet në Kosovë

Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë do të vazhdojë nesër. Nga nesër personat mbi 65 vjet pos në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mund të vaksinohen edhe në QKMF në të gjitha komunat.

Vaksinimi do të nisë nga ora 08:00 deri në ora 19:30. Do të vazhdojë edhe të shtunën në të njëjtin orar.