Arbëri

OSHC-të thirrje Qeverisë: Decentralizoni vaksinimin në qytetet e mëdha

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Organizatat e Shoqërisë Civile i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhim të duhur të procesit të vaksinimit, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Sipas 12 organizatave të cilat e kanë nënshkruar këtë thirrje, ftesa e MSH-së për vaksinim të personave mbi 65 vjeç, pa një plan dhe orar të qartë të vaksinimit, rrezikon shëndetin publik.