Arbëri

Pupovci: Procesi mësimor nuk mund të rikuperohet në tërësi

 

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se prioritet i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është ta stabilizojë gjendjen dhe ta kthejë normalitetin në procesin mësimor pas vitit pandemik.

Ai në Express Intervistë ka thënë se pandemia me COVID-19 ka lënë pasoja shumë të mëdha në sistemin arsimor dhe se do të duhet të merren me stabilizimin e gjendjes para se të mendohet për masa reformuese. Pupovci ka shtuar se sistemi arsimor nuk mund të rikuperohet në tërësi me mungesat që ka lënë pandemia.