Arbëri

LDK-ja thotë se Qeveria s'ka plan për integrimin e plotë të veriut të Kosovës

 

Përfaqësuesi i Departamentit për rend, ligj dhe siguri i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Programi i Qeverisë për katër vitet e ardhshme është sipërfaqësor dhe se përmban orientime të përgjithshme.

Manaj në një konferencë për media ka thënë se qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për integrimin e plotë të veriut të Kosovës.