Arbëri

BE-ja po pret propozime nga Kosova për çështjen e Asociacionit

 

Bashkimi Evropian është duke pritur propozime të Kosovës për ta themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Nga kryeqendra evropiane thonë se implementimin e marrëveshjes së 2013-s, Kosova e ka detyrim ndërkombëtar. Ndërkohë, zgjidhjen për themelimin e asociacionit, Qeveria Kurti thotë se do ta ketë në Kushtetutë dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, derisa thekson se asociacion një-etnik të komunave s’do të ketë.

Mundësitë e rihapjes së kësaj teme, po i sheh të rrezikshme Partia Demokratike e Kosovës. Derisa nga shoqëria civile i japin mbështetje ekzekutivit për themelimin e asociacionit, por vetëm mbi bazën e Kushtetutës së vendit.