Arbëri

Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “LAUFER 21” në Kroaci

 

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga data 16-29 maj 2021 do të marrë pjesë në Ushtrimin shumëkombësh të Inteligjencës “LAUFER 21” në Republikën e Kroacisë.

Ky ushtrim ka për mision të promovojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale, të përmirësoi ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë amerikane dhe NATO-s dhe të forcojë kapacitetin dhe besimin e tyre.