Arbëri

4.889 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

 

Në Kosovë aktualisht janë 4.889 raste aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga rastet e para të regjistruara në Kosovë me virusin SARS-CoV-2 më 13 mars të vitit të kaluar, janë regjistruar 106.939 raste pozitive me koronavirus.