Arbëri

Murtezaj rikthehet në krye të ATK-së pasi u largua dy herë nga kjo pozitë

 

Ilir Murtezaj është kthyer në pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës. Kështu është bërë e ditur nga një komunikatë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Murtezaj ishte shkarkuar nga kjo pozitë më 16 tetor të vitit 2020 në kohën e Qeverisë Hoti, me arsyetimin se ishin evidentuar shkelje ligjore. Ai ishte rikthyer në punë përsëri më 8 janar pas një ankese, për t’u suspenduar tri ditë më vonë.