Arbëri

Sveçla anulon tenderin 21 milionë eurosh për furnizim me dokumente identifikuese

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka anuluar projektin e prokurimit për furnizim me dokumente personale identifikuese, që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se bazuar në raportin e rishikimit të procesit, planifikimi dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse.