Arbëri

Kosova do të thellojë bashkëpunimin ndërkufitar me tri shtetet fqinje, shefi i BE-së zotohet për mbështetje

Foto: EO
 

(Ekonomia Online) - Kosova do të thellojë bashkëpunimin ndërkufitarë me tri shtetet fqinje, kjo fal hapjes së Shtëpisë së Bashkëpunimit Ndërkufitarë Kosovë-Maqedoni Veriore, Shqipëri-Kosovë dhe Mali i Zi-Kosovë që financohet nga Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.

Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, tha se Kosova dhe shtetet e saja fqinjë përmes këtij projekti do të kenë mundësi që të punojnë bashkë për projektet që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.