Arbëri

Orbani akuzon BE-në për diskriminimin e Grupit të Vishegradit

 

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se vendet e Grupit të Vishegradit duhet të jenë të bashkuara me qëllim që t’i kundërvihen diskriminimit me të cilin po përballen në Bashkimin Evropian, thuhet në një reagim të shefit të Qeverisë në Budapest adresuar “KOHËS” nga Ambasada hungareze në Kosovë.

Nëpërmjet një letre, Orbani i është kundërpërgjigjur Mikulas Dzurindas, ish-kryeministrit të Sllovakisë, njëherësh shefi i Qendrës për Studimeve Evropiane “Wirfried Martens”, të publikuar në uebfaqen e tij.