Arbëri

QUINT-i kërkon respektimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

 

Ambasadat e vendeve të QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata thonë se provë kryesore e vendosmërisë së qeverisë së re është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.