Arbëri

Lirohen nga detyra ambasadorët që ishin të emëruar politikisht

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, më kërkesën e Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka liruar nga detyra të gjithë ambasadorët e Kosovës, që ishin të emëruar politik. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Bekim Kupina, nga zyra për informim e Presidencës se Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik, për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politik.