Arbëri

Mehaj ul shpenzimet në prokurim, planifikon blerje të pajisjeve ushtarake

 

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka rishqyrtuar planifikimet në fushën e prokurimit dhe financave.

“Aktivitetet e planifikuara të cilat kishin në fokus reprezentacionin, shpenzimet për mirëmbajtje të automjeteve, shpenzimet për blerjen e automjeteve dhe shpenzimet e marketingut, janë ri-aranzhuar me qëllim të vënies së fokusit në nevojat operacionale dhe blerjeve ushtarake për FSK-në. Vlera e ri-aranzhuar është 1,5 milion € ndërsa nga procesi i rishikimit gjithashtu do të shqyrtohen dhe zvogëlohen shpenzimet edhe për kontratat ekzistuese deri në nivelin 1 milion €” ka shkruar në Facebook Mehaj.