Arbëri

SBASHK-u paralajmëron veprime sindikale, pasi nuk u morën parasysh nga qeveria

Foto lustrim
 

Veprime sindikale ka paralajmëruar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovë(SBAShK ) në rast se Qeveria nuk i pret në takim për t’i dialoguar shqetësimet e ngritura nga punëtorët e arsimit.

“Gatishmëria e Qeverisë për takime e dialog deri tani ka munguar dhe nëse Kryeministri Kurti, ministri Murati e mbase edhe ministrja Nagavci vazhdojnë të arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura dhe i ikin takimeve e dialogut me SBASHK-un për çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga punëtorët e sektorit të arsimit e kulturës, atëherë mund të vi deri të kërkesa e anëtarësisë për veprime sindikale, duke nisur mbase me kundërshtimin për zgjatjen e vitit shkollor dhe kërkesa të tjera, të cilat organet udhëheqëse të SBASHK-ut do t’i zbatojnë në përpikëri, por përgjegjësinë për gjendjen që do të krijohet do ta kenë ata që po i ikin takimeve dhe dialogut”, është thënë në reagimin e SBAShK-ut.