Arbëri

BE-ja për abuzimet seksuale: Mbroni vajzat

 

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka dënuar rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret” është thënë në deklaratën e këtij delegacioni.