Arbëri

Borrelli shkruan për “dinamikën e re” për Ballkanin, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Foto: AP
 

Përmes një postimi në blogun e tij në uebfaqen e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se e sheh të nevojshme një qasje të re të Evropës për Ballkanin Perëndimor, pas takimit që pati me liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor të martën. Sa i përket çështjes së Kosovës, Borrell ka kërkuar veprime për liberalizim të vizave.

Për takimin - me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, atë të Shqipërisë Edi Rama, të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, të Serbisë Ana Bërnabiq, presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq dhe kreun e Këshillit të ministrave në Bosnje e Hercegovinë Zoran Tegeltija - Borrell ka thënë se ka qenë me rëndësi që të takohet pasi “rajoni është edhe njëherë në udhëkryq sa i përket integrimit evropian”.