Arbëri

Qeveria mban sekret ekspertët ndërkombëtarë për dialogun me Serbinë

“Për shkak të ndjeshmërisë së procesit nuk mund të ofrojmë më shumë detaje nga ato që tashmë janë bërë publike”, është përgjigja e Qeverisë së Kosovës për angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë në ekipin dialogues me Serbinë
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Të fshehtë vazhdon ta mbajë Qeveria e Kosovës angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e dialogut. Mosdhënien e informacioneve, Qeveria e ka arsyetuar me ndjeshmërinë e procesit. E angazhimin e ekspertëve të fushave të ndryshme e vlerësojnë të rëndësishëm nga shoqëria civile, por kërkohet kujdes në përzgjedhjen e tyre

Qeveria e Kosovës synon zgjerim të ekipit për dialogun me Serbinë e aty do të përfshijë edhe ekspertë ndërkombëtarë. Një pjesë e tyre do të angazhohen nga ambasadat e vendeve të ndryshme e që janë të përfaqësuara në Kosovë, midis të tjerash ajo e Britanisë, Zvicrës e Hungarisë.

Por, për angazhimin e tyre, ekzekutivi është duke hezituar të japë detaje. E derisa nga Ambasada e Britanisë dhe ajo e Hungarisë nuk kanë pranuar të deklarohen për këtë çështje, ajo e Zvicrës ka kërkuar që pyetjet për këtë temë t’i drejtohen ekzekutivit.