Arbëri

Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse Qeveria nuk i zbut masat

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar lirim të masave dhe heqje të kufizimit të lëvizjes, pasi që sipas saj, numri i rasteve ka rënë dhe se shtetet e tjera të Ballkanit tashmë i kanë hequr ato.

Përmes një konference për media, nga gastronomët u tha se masa për qëndrimin e katër personave në një tavolinë nuk pati efekt dhe se vendet e tjera po organizojnë tubimet dhe koncerte me mbi 4 mijë persona.