Arbëri

Gjatë prillit Kosova eksportoi mallra në vlerë 61.1 milionë euro, e importoi në vlerë 384.5 milionë euro

Foto: Ilustrim/KOHA
 

Gjatë prillit të këtij viti Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 61.1 milionë euro, ndërsa ka importuar mallra në vlerë 384.5 milionë euro.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 100.5% në muajin prill 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 323.4 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 161..2 milionë Eurosh në vitin 2020. Eksporti mbulon importin me 15.9%”, thuhet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.