Arbëri

BE-ja dhe UNDP-ja ndihmojnë 7.500 familje të varfra me artikuj ushqimor për 6 muaj

Foto: EO
 

(Ekonomia Online) - Bashkimi Evropian (BE) dhe UNDP-ja për gjashtë muaj do të ndihmojnë 7.500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme me kuponë për ushqim, produkte higjienike dhe artikuj të tjerë të nevojshëm, raporton Ekonomia Online. Ndihma do të fillojë nga muaji maj.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog tha se pandemia ka lënë pasoja sidomos te personat që po përballen me varfëri të skajshme, por që ka premtuar mbështetje për tejkalimin e vështirësive.