Arbëri

Mafiozi turk që u strehua në Kosovë po trazon pushtetin e Erdoganit

Sedat Peker (në qendër) gjatë një vizite në qytetin e Prizrenit
 

Pretendimet e një bosi të mafias, Sedat Peker, për korrupsion midis zyrtarëve të lartë të Turqisë kanë trazuar politikën turke dhe po kërcënojnë imazhin e qeverisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan, e cila tashmë është duke u përballur me krizën ekonomike dhe pandeminë e COVID-19. Peker një kohë ka qenë i strehuar edhe në Kosovë.

Ai thotë se tash gjendet në Dubai dhe nuk ka ofruar asnjë fakt për akuzat e tij.