Arbëri

Dogana i quan të pavërteta deklaratat e Tahirit për shpedicionin e kamionit me kokainë

 

Dogana e Kosovës i ka quajtur të pavërteta deklaratat e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, se familjarë të drejtorit aktual kanë bërë shpedicionin e kamionit në të cilën ditë më parë u gjetën 400 kilogramë kokainë.

Në seancën e Kuvendit të enjten, Tahiri hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar edhe se familjarë të drejtorit aktual të Doganës kanë bërë shpedicionin dhe se “ky drejtor është dashur të shkarkohet menjëherë”.