Arbëri

AUV-i në pritje të rezultateve për gripin e shpezëve, dyshon për shpërndarjen e virusit

FOTO: KP
 

Në pritje të rezultateve të mostrave të marra në katër qytete janë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pas dyshimeve të ngritura për shpërndarjen e gripit të shpezëve. Për të marrë masat për parandalimin e shpërndarjes së tij, nga AUV kanë thënë se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe se nuk ka nevojë për panik.

Me shpërndarjen e një virusi të ri rrezikon të përballet vendi ditëve në vijim. Bëhet fjalë për gripin e shpezëve, e për verifikimin e të cilit Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke pritur rezultatet e mostrave të marra nga katër qytete.

Megjithëkëtë, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka thënë se nuk ka nevojë për panik.