Arbëri

SHBA-ja rreth kërkesave të opozitës për dialogun: Ndajmë të njëjtin qëndrim me BE-në

Në të njëjtën linjë me Bashkimin Evropian lidhur me dialogun Kosovë-Serbi thonë se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse nuk kanë pranuar t’i komentojnë kërkesat e opozitës në Kosovë për përfshirjen e Amerikës në bisedimet me Serbinë, nga Ambasada e Amerikës i kanë thënë KOHËS se e mbështesin procesin e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pranuar t’i komentojnë kërkesat e liderëve opozitarë drejtuar kryeministrit Albin Kurti për rritjen e përfshirjes amerikane në dialogun me Serbinë.

Por në një përgjigje me shkrim nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, thuhet se janë në një linjë me BE-në për procesin e dialogut.