Arbëri

Deputetët siguruan deri në 100 euro në muaj për mbushje telefoni

Deri në qershor, kartela gërvishtëse në vlerë 100 euro për muaj ka marrë secili nga kryetarët e grupeve parlamentare, e më pas nga 60 euro për muaj, shkaku që Kryesia e kishte ndryshuar vendimin. Kësisoj, për një vit, secili nga ta ka siguruar mbushje celulari në vlerë 920 euro

Nga buxheti i shtetit janë paguar vitin e shkuar rreth 60 mijë euro vetëm për telefonatat e deputetëve. Deri në 100 euro është vlera e kartelave gërvishtëse me mbushje celulare, që një kategori deputetësh e ka siguruar gjatë një muaji. Në shoqërinë civile kërkojnë të hetohen edhe shpenzimet në telefonata, por edhe ato për mëditje dhe të tjerat të bëra në bufe gjatë vitit 2020, vitit kur Kuvendi përmbushi vetëm në shkallë 11 për qind agjendën legjislative

Pak punë e shumë telefonata me para të buxhetit të shtetit kanë bërë gjatë vitit 2020 deputetët e legjislaturës së shkuar. Brenda një viti, ata kanë harxhuar rreth 60 mijë euro.

Deri në qershor, kartela gërvishtëse në vlerë 100 euro për muaj ka marrë secili nga kryetarët e grupeve parlamentare, e më pas nga 60 euro për muaj, shkaku që Kryesia e kishte ndryshuar vendimin. Kësisoj, për një vit, secili nga ta ka siguruar mbushje celulari në vlerë 920 euro.