2 perditesime
13:13

Deputetët pritet të mblidhen dy herë këtë javë

(Kosovapress) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen dy herë gjatë kësaj jave. Të enjten do të jetë seanca e parë plenare, ndërsa të premten pritet të jetë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave bizneseve të prekura nga situata me pandeminë COVID-19.

Këtë e bëri të ditur iniciuesi i kësaj interpelance, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri u pyet edhe për qëndrimin treditor në Kosovë të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Metthew Palmer dhe emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me të cilët tha se do të kenë takime bilaterale edhe si AAK.

Ai tha se nuk pret ndonjë kushtëzim apo imponim të ndonjë marrëveshje nga ata, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Takimet me Palmerin dhe Lajçakun do të ndodhin edhe me subjektet e tjera politike, pra ne do të kemi takim si Aleancë dhe nëse ka diçka që duhet me raportuar. Ne e kemi thënë që Kurti duhet të ketë një proces të rregullt në Kuvend dhe raportim për çdo marrëveshje të fshehtë apo e hapur, por që do të dëmtonte vendin”, ka thënë ai.

12:45

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet data për seancë e radhës

(KosovaPress) - Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të vendoset data për mbajtjen e seancës së radhës.

Në rend dite për diskutim janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, si dhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë̈ COVID-19.

Ndërkohë, pritet t’i përcjellët seancës edhe propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

07:52

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot

Anëtarët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 12:00 për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,

5. Votimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19,

8. Propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave