Reagon gjyqtarja e Elbasanit: Jam grua dhe nënë, videot u publikuan për të më dëmtuar

Reagon gjyqtarja e Elbasanit: Jam grua dhe nënë, videot u publikuan për të më dëmtuar
Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkelejda Kapedani, ka reaguar sërish pas videove të publikuara në media e rrejtët sociale ku ajo shihej teksa dëgjonte muzikë “rap” dhe bënte “sfilatë” në ambientet e brendshme të Gjykatës së Elbasanit.
Në këtë reagim të dytë, Kapedani ka përsëritur se këto video sipas saj janë publikuar për të prishur imazhin e saj. Më tej ajo ka shtuar se shpreson që këto sulme të mos jenë ndaj saj personalisht pasi është grua dhe nënë.
“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa videove nëpër media. Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate. As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjerë keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot.” është shprehur Enkeljda Kapedani.
Kujtojmë se pas publikimit të videove në media, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit.
Hetohet kryetarja e gjykatës në Elbasan, postoi video në Tik Tok
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinore për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pasi bënte video në ambientet e zyrës në rrjetin social “Tik Tok” raporton Top Channel.
“Të nderuar kolegë! Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Inspektoratit të Drejtësisë.
Hetimet ndaj saj nisën pasi mediat transmetuan video ku ajo bënte sfilatë dhe video për rrjete sociale në ambientet e gjykatës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Petkoviq: Nëse Kurti s’do ta formojë Asociacionin, do ta bëjë dikush tjetër

Komunat kërkojnë opinion ligjor nga MF-ja për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë

Spanca: Rreth 800 mijë euro humbje nga dështimi i AKP-së që të ruajë vlerën e pronave me qira

Maliqi rendit 4 parimet mbi të cilat duhet të themelohet Asociacioni

Kurti: Presioni t’i bëhet Beogradit, Serbia ndihmohet nëse e njeh Kosovën

Sefaj: Murati e Nagavci na premtuan koeficient prej 120 eurosh gjatë grevës

SBASHK-u: Koeficienti s’i plotëson pritjet tona, por nuk do ta dërgojmë në Kushtetuese

Zjarrfikësit e quajnë të papranueshëm koeficientin prej 105 eurosh

Sektori privat që punon për shtetin kërkon të paguhet sipas Ligjit për paga

Opozita del me propozime për ngritje të koeficientit të pagave

Rashiq për Asociacionin: Duhet të jemi proaktivë, s’mund të flas në emër të kryeministrit
