Arbëri

Raporti i OSHC-së: Po teprohet me paraburgime në Kosovë

Foto lustrim
 

"Përdorimi dhe kohëzgjatja e tepërt e paraburgimit, ka vazhduar në Kosovë gjatë vitit 2020" kështu thuhet në një raport të publikuar nga shoqëria civile i cili flet për të drejtat njeriut në Kosovë gjatë vitit 2020.

Sipas këtij raporti e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut parashikon që paraburgimi duhet të urdhërohet vetëm kur është i arsyeshëm dhe i nevojshëm, si dhe kur masat e tjera të kufizimit konsiderohen të pamjaftueshme.