Arbëri

OSHC-ja e cilëson Kosovën vend tejet të korruptuar, s'ka gatishmëri për ndryshim

 

Në një raport të përpiluar nga Organizatat e Shoqërive Civile (OSHC), Kosova del të ketë ende probleme për luftimin e korrupsionit dhe organet e drejtësisë nuk po tregojnë gatishmëri për ndryshimin e gjendjes. Sipas raportit, Kosova është vend tejet i korruptuar. Një nga arsyet është korniza institucionale, që vazhdon të jetë “e pamjaftueshme dhe e dobët për shkak të mbivendosjes së mandateve dhe koordinimit të pamjaftueshëm”.

Raporti ka përmendur rastin e katër ish-ministrave të Qeverisë, Besim Beqaj, Mimoza Kusari Lulës, Dardan Gashit dhe Nenad Rashiqit, dhe 15 zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me privatizimin e distribucionit të Koorporatës Energjetike të Koosvës.