Arbëri

Haradinaj kërkon nga Qeveria masa të reja për rimëkëmbjen ekonomike

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të nxjerrë sa më shpejt vendim për masa të reja të rimëkëmbjes ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se në muajin prill, sipas shifrave zyrtare shihet rënie prej 57 mijë vendeve të punës. Ai ka thënë se indikatorët tregojnë se shifra pritet të bie edhe më tutje.