Arbëri

ASK: Rriten të hyrat e qeverisë, rriten edhe shpenzimet

Foto lustrim
 

Gjatë 3 muajve të parë në vend të hyrat e Qeverisë ishin 523.6 milionë euro, ku vërehet një rritje, krahasuar me të hyrat në TM1 2020 që ishin 402.4 milionë Euro.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64.3% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.