Arbëri

Haziri porosit Qeverinë: Nëse nuk e trajtoni me seriozitet dialogun, vjen politika e tipit “merre ose leje”

 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratikes të Kosovës, Lutfi Haziri, ka porositur Qeverinë aktuale që ta trajtojë me seriozitet dialogun, pasi sipas tij, nëse nuk ndodh kjo “vjen politika e karrotës dhe shkopit e tipit ‘merre ose leje’ ”.

Ai përmes një statusi në Facebook shkruan se shumë do të varet nga sjellja e delegacionit kosovar në takimin që do të mbahet në qershor.