Arbëri

Nagavci: Jemi të angazhuar për të gjetur zgjidhje për njohjen e diplomave të Luginës

FOTO: EO
 

Ekonomia Online - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se janë duke punuar për njohjen e diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës, duke shtuar se nuk do ta neglizhojnë këtë çështje.

Nagavci ka thënë se janë duke i trajtuar me prioritet njohjen e diplomave për të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit.