Arbëri

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Ramadani që humbi katër anëtarë në aksident

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ramadani nga Shtimja, e cila humbi katër anëtarë në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare, një ditë më parë.

thuhet në komunikatën e dërguar mediave, në telegram, Kurti i ka shprehur ngushëllimet familjes, duke bashkëndjerë dhimbjen me ta për humbjen tragjike.