Arbëri

Rama thotë se Serbia është dashur ta njohë Kosovën shumë kohë më parë

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Sofje është pyetur nga një gazetar bullgar nëse mbështet ndryshimet e kufijve në Ballkan.

Rama, që në Sofje ishte për t’u takuar me kryeministrin bullgar Stefan Janev, ka thënë se Serbia është dashur ta njohë Kosovën shumë kohë më parë dhe se çdo ditë e kaluar pa e bërë këtë është një vonim më tepër.