Arbëri

Qeveria gjermane me donacion të radhës për FSK-në

 

Qeveria gjermane ka dhuruar një donacion të radhës për FSK-në. Donacioni përmban laboratorin e gjuhës gjermane dhe sistemin e frenimit të automjeve, si dhe trajnimin e certifikimin e personelit për këtë sistem me vlerë të përgjithshme 210 mijë euro.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj falënderoi qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen e deritashme në të gjitha fushat për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.