Arbëri

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit vendoset në konventën e degëve të këtij qyteti

 

Kryesia e LDK-së ka miratuar sot kandidaturat për kryetarë komunash në disa qytete. Shumicës prej kryetarëve ku qeverisë kjo parti, u është dhënë besimi për të kandiduar edhe për një mandat.

Në Gjilan qeverisë LDK-ja, por kryetari aktual Lutfi Haziri, nuk është zyrtarizuar ende. Sipas njoftimit të LDK-së, degët në këtë qytet kanë kërkuar konventë pune, ku do të përcaktohet kandidati. Njësoj është kërkuar edhe në Prizren. Haziri më herët ka thënë në emisionin Desku në KTV së nuk ka dëshirë të kandidojë më, porse ka presion nga partia për ta bërë këtë.