Arbëri

Çeku nxjerr faktet që rrëzojnë pretendimet serbe për “sulmet e vazhdueshme ndaj Kishës Ortodokse”

Foto nga Dioqeza e Rashkë-Prizrenit
 

Nëpërmjet një renditje prej 14 pikash, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka përgënjeshtruar deklarimet e Kishës Ortodokse Serbe se asaj po i kërcënohet veprimi nga shqiptarët në Kosovë. Së fundmi Kisha Ortodokse Serbe, pas liturgjisë në Kishën e papërfunduar në Kampusin e Universitetit të Prishtinës u shpreh se institucionet e Kosovës kanë nxitur urrejtje etnike e fetare dhe se në vend nuk ka liri fetare, teksa u ankua se “ndihet e kërcënuar nga sulmet e vazhdueshme”.

Çeku, në një postim në Facebook, ka renditur faktet që kanë rrëzuar këto pretendime të Serbisë.