Arbëri

12 raste me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Ilustrim
 

Në Shqipëri janë regjistruar 12 raste pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 132.449. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 19 persona derisa janë kryer 2.916 testime.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 754.759 testime, 129.826 të shëruar dhe 2.453 të vdekur.