Arbëri

“Testi i Bidenit në Ballkan”: Joseph jep tri propozime ku përfshin Kosovën

 

Duke dhënë tri propozime për Bidenin dhe administratën amerikane, Edward P. Joseph, në një opinion për “Foreign Policy”, ka thënë se Perëndimi është para pyetjes vendimtare se a duhet të vazhdojë me dy lloj standardesh për Ballkanin apo jo. Përderisa ka thënë se SHBA-ja me Bidenin në krye po forcon qëndrimet antikorrupsion dhe “vendosmërinë e palëkundur ndaj kësaj beteje”, ai ka shtuar se deri tash Perëndimi ka “luajtur me dy karta” në Ballkan

Edward P. Joseph, ligjërues në shkollën e Universitetit “Johns Hopkins” për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden, që ua ndalon hyrjen në SHBA destabilizuesve të Ballkanit Perëndimor e ka ndërlidhur me mundësinë që ai t’u japë zgjidhje përfundimtare telasheve në Ballkanin Perëndimor.

Duke dhënë tri propozime për Bidenin dhe administratën amerikane, Joseph, në një opinion për “Foreign Policy”, ka thënë se Perëndimi është para pyetjes vendimtare se a duhet të vazhdojë me dy lloj standardesh për Ballkanin apo jo.