Arbëri

Ministria e Financave s’tregon kur do ta dërgojë në Qeveri rishikimin e buxhetit

Të dhënat e Doganës dhe ATK-së tregojnë për një trend pozitiv të të hyrave krahasim me vitin e kaluar. Të hyrat janë rritur mbi 27 për qind
 

Edhe pse është paralajmëruar që në mes të vitit do të dërgohet për rishikim buxheti për vitin 2021, Ministria e Financave nuk ka dhënë një datë se kur do të dërgohet në Qeveri ky projektbuxhet. Por, buxheti i është nënshtruar procesit të rishikimit nëpër ministri. Ndryshime do të ketë edhe në projeksionet buxhetore. Të hyrat e Doganës dhe ATK-së tregojnë për një trend pozitiv të të hyrave

Buxheti për vitin 2021 i është nënshtruar procesit të rishikimit, por Ministria e Financa, Punës dhe Transfereve nuk ka treguar se kur do ta përcjellë për miratim në Qeveri.

Ka 12 ditë që KOHA ka dërguar pyetje në këtë institucion lidhur me ndryshimet që do të pësojë buxheti, por nuk ka marrë përgjigje.