1 perditesime
12:54

BE-ja ndan dy milionë euro për zhvillimin e turizmit në Janjevë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka deklaruar se Janjeva është vend multikultural dhe multietnik, për të cilin, vendet evropiane kanë ndarë rreth 2 milionë euro projekt.

“Kjo është pjesa e projektit tonë për 2020, por ende pritet që të bisedojmë me Qeverinë përkatëse. Po mundohemi që Janjevën ta bëjmë një qendër tjetër turistike”, ka thënë ai gjatë vizitës atje, raporton KOHA.

Tutje, ambasadorja kroate, Danijela Barishiq, ka thënë nga ky takim në Lipjan se do zhvillojnë vizita më të shpeshta në Janjevë dhe se nuk duhet vonuar implementimin e projektit për kulturë.

"Nuk ka arsye përse të mos vazhdojmë me këtë projekt, por mes tjerash na nevojitet edhe perkrahja e fondeve të BE-së”, ka thënë ajo.

Barishiq ka potencuar se projektin do e vazhdojnë edhe në qytete të tjera në Kosovë

“Këtë projekt do ta vazhdojmë me qytetet e tjera si në Prishtinë dhe në tërë Kosovën”, ka shtuar ajo.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka deklaruar se projekti në fjale ka të bëjë me restaurimin e 14 shtëpive të financohen nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria.

Përfaqësues të UNDP-së në Kosovë kanë thënë se janë të kënaqur që janë pjesë e projektit “ku do harmonizohet natyra e Janjevës me turizmin”.

11:38

Szunyog në Janjevë inspekton investimet e bëra, interesohet për problemet e banorëve

(Ekonomia Online) - Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog ditën e hënë ka zhvilluar një varg vizitash dhe është takuar me përfaqësues lokal të Janjevës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka inspektuar nga projektet e financuara nga BE-ja që kanë ndikuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Janjevë të Lipjanit.

Në këtë takim ambasadorët prezantuan  projektet e financuara nga BE-ja për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetarë, që promovojnë turizmin.

Gjithashtu edhe një projekt prej 2 milionë euro për ruajtjen dhe rigjenerimin e qendrës historike të Janjevës, si shtesë e fondit 1.4 milion euro të ndarë nga Qeveria, me zyrën e UNDP-së në Kosovë si partnere për implementim.

Pas takimit me komunitetin lokal, dhe përfaqësuesit e ministrisë dhe komunës Szunyoug vazhdoi vizitën në Xhaminë e Sulltan Murat Beut.