Arbëri

BE-ja “merr në dije” shkarkimin e Dakës

 

Drejtori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar shkarkimin që presidentja Vjosa Osmani i bëri Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë dhe caktimin e Kreshnik Radoniqit në vend të saj.

“Jemi në dijeni për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale dhe të kohës për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog në një postim në Twitter.