Arbëri

Shqipëria miraton protokollin anti-COVID për sezonin turistik: Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta

Foto: Alban Bujari / Koha
 

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë përgatitur protokoll të posaçëm për të gjitha bizneset dhe personat që kanë vendosur të pushojnë në këtë sezon veror nw Shqipwri, pas kalimit të një periudhe të vështirë të pandemisë së COVID-19.

Protokolli është i vlefshëm vetëm në rast të heqjes së masave kufizuese nga Qeveria shqiptare dhe në rast të lejimit të ushtrimit të aktiviteteve turistike. Përveç rregullave të përgjithshme, përfshihet dhe një manual për administrimin e ushqimit dhe pijeve, shërbimin e mishit apo edhe për vendosjen e tavolinave, ku karriget duhet të jenë 1 metër distancë nga njëra-tjetra.