Arbëri

Mustafi: Pa Luginën në bisedime, dialogu nuk mund të ketë sukses

 

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, vlerëson se dialogu Kosovë – Serbi nuk mund të ketë sukses pa përfshirjen edhe të çështjes së kësaj pjese shqiptare, sikurse edhe të vetë përfaqësuesve politikë e institucionalë.

Mustafi në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, tha se përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë të gatshëm të japin kontributin e tyre me propozime dhe pjesëmarrje në ekipin dialogues të Kosovës.