Arbëri

Lajçaku kur pyetet se a duhet besuar BE-së për liberalizimin e vizave: Nëse jo, shkoni diku tjetër

 

Samir Behariq, hulumtues në Forumin Ballkanik, ka thënë se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë një përgjigje arrogante kur është pyetur nëse shtetet e Ballkanit duhet t’i besojnë BE-së, pas dështimit të saj që t’ia sigurojë Kosovës liberalizimin e vizave.

“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, ka thënë ai si përgjigje, ka bërë të ditur Behariq, nga Forumi që po mbahet në Bratislavë, kur është pyetur nëse Maqedonia e Veriut duhet t’i besojë BE-së për negociatat për pranim, duke e marrë parasysh dështimin e saj për liberalizimin e vizave për Kosovën.